| Tahir Demi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Tahir Demi |
| Vendlindja: | Filat, Çamëri, Greqi. |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 1916 |
| Datë Vdekja: | 30/05/1961 |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 30/05/1961 |
Lindi më 1914, në Filat, Çamëri, Greqi. Ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, i gjykuar me grupin “çam” të Teme Sejkos. Më 15 maj 1961, me vendimin nr. 5, Gjykata e Lartë e dënoi për “tradhëti ndaj atdheut“, “për organizim dhe pjesëmarrje në banda të armatosura“ dhe “për agjitacione propagandë“. U dënua me pushkatim, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, heqjen e gradës dhe të dekoratës. Është ekzekutuar më 30 maj 1961.
Burimi: Agim Musta Mandelët e Shqipërisë, Naim Frashëri, Tiranë 1992, f. 66.
