| Sytki Jera | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sytki Jera |
| Atësia: | Sulejman |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1944 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 30/1/1961 |
| Akuza: | “tradhti ndaj atdheut në fazën e tentativës” |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 47 |
| Data e Vendimit: | 13/04/1961 |
| Gjykatësi: | Thoma Rino |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 14/1/1962 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 31/1/1969 |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 22 |
| Data e Vendimit: | 2/04/1969 |
| Gjykata: | Gjykata e Shkodrës |
Lindi më 1944, në Shkodër. U dënua 3 herë.
Më 13 prill 1961, me vendim nr. 47, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "krimin e tentativës së arratisjes" bashkë me shokët e tij Xhevdet Ishmi dhe Hysen Barbullushi. Xhevdeti u dënua me 4 vjet heqje lirie, ndërsa Sytkiu dhe Hyseni me 3 vjet heqje lirie. Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datë 17.4.1961, uli dënimet duke i çuar përkatësit për të parin në 2 vjet dhe për të tjerët me nga 1 vit heqje lirie.
U dënua sërish. Më 2 prill 1969, me vendim nr. 22, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për "krimin e veprave përgatitore për arratisje" dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë.
U ridënua në Spaç me vendimin nr.30, datë 30.6.1973 të Gjykatës së Rrethit Mirditë e cila e dënoi me 7 vjet heqje lirie.
U lirua në vitin 1976.
