| Syrja Vasjari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Syrja Vasjari |
| Atësia: | Abaz |
| Vendlindja: | Vasjar, Tepelenë |
| Datëlindja: | 13/10/1905 |
| Profesioni: | Agronom |
| Datë Vdekja: | 14/1/1948 |
| Vënd Vdekja: | Gjirokastër |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data e Vendimit: | 17/11/1947 |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Studioi dhe u diplomua për inxhinieri agrare në universitetin e Alfortit, pranë Parisit. Kthehet në Shqipëri në vitin 1932 dhe filloi punë si kryeagronom i nënprefekturës së Tepelenës. Gjatë luftës ra në kontakt me eksponentë të Ballit Kombëtarë në krahinë. Filloi me organizimin e çetave nacionaliste të zonës Krahës-Tepelenë, deri sa arriti të marrë detyrën e komandantit të batalionit “Tafil Buzi“. Pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes, kur filloi lufta vëllavrasëse u tërhoq dhe u zhvendos me familjen në Lushnjë.
Me mbarimin e luftës kthehet përsëri në fshat. Ishte njeri i nderuar dhe respektuar. Kryesonte Këshillin e Gjërë Popullor të Rrethit Tepelenë dhe anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër. Nisi ndërtimin e shtëpisë së djegur nga italianët, por nuk arriti ta mbaronte. Në muajin tetor arrestohet me të njëjtën akuzë si miku i tij, Zenel Shehu dhe më 17.11.1947 dënohet me vdekje me pushkatim, vendim që ekzekutohet më 14 janar 1948.
