| Suzana Matja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Suzana Matja |
| Atësia: | Seit |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1942 |
Të atin, Seit Matja, e pushkatuan në vitin 1945 për motive politike. Suzana, në atë kohë tre vjeçe, ishte një nga pesë fëmijët, të cilët bashkë me nënën e tyre u nxorën nga shtëpia. Iu sekuestruan çdo gjë. Më vonë, i internuan nga Tirana në Mavrovë të Vlorës. Nuk u lejua të vazhdojë shkollën e lartë dhe iu desh të përballonte, ashtu si e gjithë familja, punët më të rënda në internim.
U kthye në Tiranë gati në vitin 1992.
Burimi: Zërat e kujtesës, Vëllimi VI, Intervistoi: Luljeta Lleshanaku, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), Tiranë, 2020
