| Sulo Malaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sulo Malaj |
| Vendlindja: | Hallkomemaj |
| Vendbanimi: | Hallkomemaj |
| Datëlindja: | 1905 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka qenë drejtues dhe udhëzues i veprave të kryera nga një bandë kriminale të arratisurish" |
| Dënimi: | I përjetshëm Burg |
| Data e Vendimit: | 3/9/1949 |
Lindi më 1905, në Hallkomemaj. Me vendim nr. 43, 11 korrik 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se "ka qenë drejtues dhe udhëzues i veprave të kryera nga një bandë kriminale të arratisurish" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim. Më 3 shtator 1949, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 171
