| Sulo Konjari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sulo Konjari |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1903 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Anëtar i një organizate tradhëtare-sabotatore të lidhur me kriminelët e luftës brenda dhe jashtë vendit të ndihmuar dhe nga imperializimi anglo-amerikan", "ka kryer akte sabotazhi, spiunazhi dhe terrorizmi për rrëzimin e pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 187 |
| Data e Vendimit: | 27/09/1947 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi në vitin 1903, në Gjirokastër. Më 27 shtator 1947, me vendim nr. 187, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor "si anëtar i një organizate tradhëtare-sabotatore të lidhur me kriminelët e luftës brenda dhe jashtë vendit të ndihmuar dhe nga imperializimi anglo-amerikan», që "ka kryer akte sabotazhi, spiunazhi dhe terrorizmi për rrëzimin e pushtetit popullor", dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave baraz me kohën e ndëshkimit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 312
