Sulltana Dine | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sulltana Dine |
Atësia: | Nasufi |
Vendlindja: | Ngurrëz |
Vendbanimi: | Lushnje |
Datëlindja: | 1912 |
Datë Vdekja: | 1980 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 14/05/1945 |
Fundi i Internimit: | 6/05/1981 |
Lloji i Kampit: | Kampe internimi te hapura |
E veja e Esatit i cili u vra nga forcat e ndjekjes në Vloçisht të Maliqit, në prill 1949.Dibër 1912-Ngurrëz, Lushnje 1980. U internua më 1945 në Berat, Porto-Palermo, Tepelenë deri në kampet e fushave të Myzeqesë. Pjesën më të madhe të internimit 1954-1970, e kaloi në Savër dhe Gjazë të Lushnjes bashkë me fëmijët Dine e Fatmira. Dënimi i të birit, Dines, e detyroi ta ndiqte nëpër burgjet e Spaçit e Qafë-Barit. Vdiq në Lushnje më 1980, dhe u varros në fshatin Ngurrëz. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrative, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Dibra në Berat, Tepelenë, Porto-Palermo Vlorë, Lushnjë, prej maj 14 maj 1945 deri më 15 maj 1959 dhe prej 16 maj 1959 deri më 6 maj 1981.