| Sulejman Mici | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sulejman Mici |
| Vendlindja: | Kukës |
| Vendbanimi: | Kukës |
| Datëlindja: | 1919 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Eshtë arratisur nga Ushtria Kombëtare, duke marrë me vete dhe armatimin e tij ushtarak. Ka qëndruar për nje kohë të gjatë i dezertuar dhe ka kaluar për në Jugosllavi" |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 301 |
| Data e Vendimit: | 30/8/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi më 1919, në Kukës. U arrestua më 7 korrik 1947. Me vendim nr. 301, datë 30 gusht 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se "është arratisur nga Ushtria Kombëtare, duke marrë me vete dhe armatimin e tij ushtarak. Ka qëndruar për nje kohë të gjatë i dezertuar dhe ka kaluar për në Jugosllavi", ndaj dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 340
