| Sulejman Mema | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sulejman Mema |
| Vendlindja: | Skavicë, Kukës |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 1882 |
| Datë Vdekja: | 6/6/1951 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 5/3/1946 |
Lindi më 1882, në Skavicë të Kukësit. Më 1939 ishte pjesëtar i forcave ushtarake që bënë qëndresë në Durrës kundër pushtimit italian të Shqipërisë. Më 1945 u arrestua nga regjimi komunist dhe u dënua për motive politike. Më 5 mars 1946 u internua familjarisht në Berat, pastaj në Tepelenë, ku dhe vdiq më 6 shtator të vitit 1951
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 279
