Ishte oficer i kohës së Zogut, kishte shërbyer komandant i togës së rojës bregdetare në Durrës dhe Shëngjin në ‘39-n me Mujo Ulqinakun dhe ishte dekoruar disa herë, me “Medaljen e Trimërisë” për 7 Prillin, “Yllin e Kuq” të 10 Korrikut etj.

Kur e arrestojnë në vitin 1963, ishte oficer në Mirditë. Katër ditë para arrestimit i kishin futur në shtëpi një gazetë “Pravda”, organi kryesor i shtypit të Bashkimit Sovjetik. Tri ditë më vonë, më 19 shtator, vijnë nga Dega e Brendshme dhe kontrollojnë shtëpinë, ku gjejnë gazetën. Më 20 shtator e arrestojnë dhe dënojnë me 6 vite burg për motive politike, por bëri 4 vite e 3 muaj.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.