| Stefan Kola | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Stefan Kola |
| Vendlindja: | Lukovë, Sarandë |
| Datëlindja: | 1945 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tentativë arratisjeje" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 9 |
| Data e Vendimit: | 25/05/1968 |
| Gjykata: | Gjykata e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Pjesmarrje në një organizatë kundrapushtetit popullor, sabotim dhe agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 14 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 35 |
| Data e Vendimit: | 21/07/1973 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Mirditës |
Lindi në vitin 1945, në Lukovë të Sarandës. Më 25 maj 1968, me vendim nr. 9, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për tentativë arratisjeje" dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. Teksa vuante dënimin, më 21 korrik 1973, me vendim nr. 35, Gjykata Ushtarake e Mirditës e deklaroi fajtor "për pjesmarrje në një organizatë kundrapushtetit popullor, sabotim dhe agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 14 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 282
