| Stefan Cara | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Stefan Cara |
| Atësia: | Llukani |
| Vendlindja: | Përmet |
| Vendbanimi: | Zherë |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.221 |
| Data e Vendimit: | 7/4/1948 |
Stefan Cara, i biri i Llukanit dhe Mides, 32 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Zherë, i arsimuar për shkenca ekonomike. Babanë ia kishin vrarë gjermanët, arrestuar më 28.10.1946. Deklaroi se nuk e pranonte akuzën. Edhe ky nxirrte hetuesinë jashtë loje pasi nuk i pranonte të tijat deklarimet e paraqitura. Me vendimin nr.221, datë 7.4.1948 gjykata e dënoi me 3 vite burg.
Burimi: https://kujto.al/dino-shani-permes-torturave-te-tmerrshme-me-detyruan-tegenjej-akuzova-veten-dhe-5-te-pafajshem/
