Lindi më 1925, në Sarandë. U arrestua më 2 shtator 1964. Me vendim nr. 37, datë 9 dhjetor 1964, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 12 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Pas burgut u internua në Lushnjë. Me vendim nr. 61, datë 30 korrik 1986, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «largim nga vendi i internimit», dhe e dënoi me 6 muaj burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 208
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.