| Stavro Bojaxhi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Stavro Bojaxhi |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 6/9/1907 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1947 |
| Akuza: | «Agjent në shërbim të imperializmit anglo-amerikan dhe armik i Pushtetit Popullor» |
| Dënimi: | I përjetshëm Burg |
Lindi më 6 shtator të vitit 1907, në Vlorë. Mbeti jetim që fëmijë. Me ndihmëne Bashkisë së qytetit u dërgua për studime në shkollën teknike «Harry Fultz» të Tiranës. Pas përfundimit të shkollës, punoi si teknik në centralin elektrik të Beratit, të Vlorës dhe të Kavajës. U arrestua më 1947 si «agjent në shërbim të imperializmit anglo-amerikan dhe armik i Pushtetit Popullor». Fillimisht u dënua me vdekje, por përfundimisht bëri shumë vite burg.
Burimi: H. Gonxhja, I. Gogaj, Sh. Bumçi, Ndihmesa e ish nxënësve dhe mësuesve të Shkollës Teknike të Tira-nës për zhvillimin e vendit dhe luftën për çlirim e demokraci, Tiranë, 2006, vii. 2, f. 253.
