Spiro Treska u lind në Treskë, Korçë. Shkollën e mesme e kreu në Athinë, ndërsa të lartën për mjekësi në Gjermani, ku u specializua për gjinekologji dhe kirurgji. U kthye në atdhe në vitin 1931 dhe filloi punë si mjek duke u bërë përgjegjësi i repartit të parë të lindjeve në spitalin e Tiranës dhe më pas themelues i gjinekologjisë dhe kirurgjisë në Durrës ku investoi edhe me paratë dhe instrumentet e tij mjekësore për pajisjen e pavijonit. Ishte njohës i katër gjuhëve të huaja.

U dënua dy herë nga regjimi komunist për motive politike. Herën e parë në vitin 1947. Në vitin 1948, ndodhej në kampin e Vloçishtit, ku punonte si kirurg në ndihmë të të plagosurve. U lirua në vitin 1949. U dënua për herë të dytë në vitin 1954. Vuajti deri në vitin 1958, në kampet e Radostinës së Fierit, Rinasit e Bulqizës.

Iu kthye shërbimit shëndetësor pasi doli nga burgu duke punuar si mjek në disa rrethe te Shqipërisë. U nda nga jeta më 24 mars 1966. Në vitin 1994, Presidenti i Republikës e dekoroi me urdhrin "Naim Frashëri i klasit të parë" pas vdekjes. Sot, emrin e tij e mban një rrugë në qytetin e Durrësit.


Dokumente

Burimi: Historiku i spitaleve të Durrësit, Bashkim Habibi, Botime Morava, 2012
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.