| Spiro Papamatheu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Spiro Papamatheu |
| Vendlindja: | Dhrovjan, Sarandë |
| Datëlindja: | 1913 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 24/4/1947 |
| Akuza: | "Ka marrë pjesë në një organizatë tradhtare, është vënë në shërbim të Sillogut të Janinës, ka kryer detyrat e këtij Sillogu, ka dhënë informata me karakter sekret, ka bërë agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 243 |
| Data e Vendimit: | 18/11/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Data e Lirimit: | 1959 |
Lindi më 1913, në Dhrovjan të Sarandës. U arrestua më 24 prill 1947. Me vendim nr. 243, datë 18 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një organizatë tradhtare, është vënë në shërbim të Sillogut të Janinës, ka kryer detyrat e këtij Sillogu, ka dhënë informata me karakter sekret, ka bërë agjitacion e propagandë», ndaj dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U amnistua më 1959.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 216.
