Sotir Kostandini | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sotir Kostandini |
Vendlindja: | Sarandë |
Datëlindja: | 1903 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Bashkëpunim me diversantët","agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 10 |
Data e Vendimit: | 20/03/1957 |
Gjykata: | Gjykata e Gjirokastrës |
Gjyqi i dytë | |
Dënimi: | 10 vjet e 6 muaj Burg |
Data e Vendimit: | 27/11/1957 |
Lindi në vitin 1903, në Sarandë. Më 20 mars 1957, me vendim nr. 10, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për bashkëpunim me diversantët" dhe "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 10 vjet e 6 muaj heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 325