| Sotir Koroqi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sotir Koroqi |
| Vendlindja: | Sarandë |
| Datëlindja: | 1910 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë vendit","agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 2 |
| Data e Vendimit: | 5/03/1959 |
| Gjykata: | Gjykata e Gjirokastrës |
Lindi në vitin 1910, në Sarandë. Më 5 mars 1959, me vendim nr. 2, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë vendit" dhe "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 322
