| Sotir Gjini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sotir Gjini |
| Vendlindja: | Dardhë, Korçë |
| Datëlindja: | 1926 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 11 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 168, Gjykata e Rrethit të Beratit |
Lindi në 1926, në Dardhë, Korçë. Më 23 korrik 1958, me vendim nr. 72, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Më 11 tetor 1977, me vendim nr. 168, Gjykata e Rrethit të Beratit e dënoi për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", me 11 vjet burg.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 357
