Sotir Dhroso | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sotir Dhroso |
Vendlindja: | Ersekë |
Datëlindja: | 1930 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 10/10/1953 |
Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
Dënimi: | 25 vjet Burg |
Gjyqi i dytë | |
Vendimi: | nr. 2267 |
Data e Vendimit: | 30/4/1956 |
Data e Lirimit: | 14/4/1963 |
Lindi në Ersekë, më 15 shkurt të vitit 1930. U arrestua më 10 tetor 1953 dhe më 11 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut", dhe e dënoi me njëzetepesë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për për pesë vjet kohë (dënim i kombinuar). Me dekret nr. 2267, datë 30 prill 1956 të P. K. K. P, dënimi iu zbrit në pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie. U lirua më 14 prill të vitit 1963,për plotësim kohe.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 2.