| Sorkadh Çika | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sorkadh Çika |
| Vendlindja: | Borsh, Sarandë |
| Datëlindja: | 1928 |
| Datë Vdekja: | 25/12/2005 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Hetuesi/Tortura |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Përpjekje e organizuar për përmbysjen e pushtetit popullor» |
| Dënimi: | 16 vjet Burg |
Lindi në vitin 1928, në fshatin Borsh të Sarandës, në një familje të njohur nacionaliste. Që fëmijë mori pjesë në rezistencën kundër pushtuesve. U arrestua në vitin 1949 bashkë me një grup të konsiderueshëm intelektualesh nga i grithë rrethi i Sarandës, kur punonte si mësues në zonën e Konispolit. Ishte pjesëtar i një grupi intelektualësh antikomunistë të rrethit të Sarandës e më gjerë. U izolua dhe u torturua në mënyrë çnjerëzore për më shumë se një vit në bodrumet e Kalasë së Gjirokastrës. U dënua nga Gjykata Ushtarake Gjirokastër me 16 vjet heqje lirie me akuzën: «përpjekje e organizuar (në grup) për përmbysjen e pushtetit popullor». Vdiq në Tiranë, më 25 dhjetor të vitit 2005.
