Solli Papa | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Solli Papa |
Vendlindja: | Këmishtaj, Lushnjë |
Datëlindja: | 1937 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut në formën e tentativës për arratisje në bashkëpunim" |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 76 |
Data e Vendimit: | 27/5/1961 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 1937, në Këmishtaj të Lushnjës. Më 27 maj 1961, me vendim nr. 76, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e tentativës për arratisje në bashkëpunim», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 208