Sokol Sokoli u pushkatua pas revoltës së organizuar në burgun e Qafë-Barit, nga 24 të dënuar në vitin 1984. Sokol Sokoli u vendos në krye të turmës së të dënuarve bashkë me Tom Ndojën, Petrit Bazellin, Anastas Dhamon, Ndue Pishën, Kosta Gjordenin etj. Sipas dëshmitarëve, skena më e tmerrshme mbetet lidhja në zinxhir e udhëheqësit të revoltës, tropojanit Sokol Sokoli. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u dënuan me pushkatim. Më shumë se 30 të burgosur u ridënuan dhe u dërguan drejt burgut të Burrelit, ndërsa të burgosurit e tjerë pjesëmarrës të revoltës së Qafë-Barit u lidhën këmbë e duar e u ngujuan nëpër biruca. Mandej ekzekutuesit i varrosën Sokol Sokolin dhe Tom Ndojën në një varr të përbashkët në fshatin Kuç të Komunës Gur i Zi.

 

Burimi: arkiva e Ministrise se Brendshme
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.