| Sokol Mirakaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sokol Mirakaj |
| Atësia: | Pal |
| Vendlindja: | Iballe |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 13/8/1943 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 17/7/1945 |
| Fundi i Internimit: | 4/7/1989 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Vendi i internimit: | Kampi i Beratit - nga viti 1945 ne vitin 1989 |
| Vendi i internimit: | Kampi Savër, Lushnje |
| Vendi i internimit: | Kampi i Tepelenës |
Sekretar i Shtetit për Fenë Katolike (1991-2002). Lindi në Iballe më 13 gusht të vitit 1943. U internua familjarisht për motive politike, më 17 korrik 1945, në kampet e Beratit, Tepelenës e të Lushnjes (Saver,Gjaze). Gjimnazin e kreu në Lushnje, më 1963. Nga internimi u lirua m 4 korrik 1989. Pas shembjes të komunizmit, në vitin 1991 u emërua Sekretar i Shtetit për Fenë Katolike, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2002.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 359
