| Sofia Pecollari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sofia Pecollari |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1918 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/2/1946 |
| Fundi i Internimit: | 10/2/1951 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Gjirokastër, në vitin 1918. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993 ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit për «çështje politike» nga rrethi Përmet, në rrethin Krujë – Tiranë (Kamëz), prej datës 10 shkurt 1946, deri më 10 shkurt 1951.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 234.
