| Skënder Thaçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Skënder Thaçi |
| Atësia: | Hamit |
| Datëlindja: | 16/10/1933 |
U arrestua më 18 shtator 1964, në të njëjtën ditë me të vëllanë, Ahmet Thaci. Akuzohej për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit komunist. Skënderi u dënua me 13 vjet heqje lirie, ndërsa i vëllai me 25 vjet heqje lirie.
Në kohën kur u dënua, djali i tij ishte 2 vjeç, ndërsa vajza 7-muajshe dhe bashkëshortes iu desh të bënte punë të rënda për të rritur e vetme fëmijët, çfarë do t'i shkaktonte disa sëmundje.
Skënder Thaçi u lirua nga burgu më 27.2. 1975.
