I ati u arratis në Amerikë kur ai ishte vetëm dy muajsh. Kur ishte 23 vjeç, e arrestuan me një akuzë të montuar. Edhe pse prokurori kërkoi 15 vite heqje lirie, u dënua me 20 vjet nga kryetari i gjyqit, nga të cilat kreu 17 vjet e disa muaj, duke punuar në disa kampe pune për të burgosurit, në ndërtimin e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, Elbasan, në kriporen e Vlorës, në Resp, Rubik etj.. Akt akuza e sajuar ishte bashkëpunim me diversantët, marrëdhënie me grupin e Teme Sejkos dhe Flotën e Gjashtë Amerikane. La një vajzë 4-muajshe jashtë, të cilën e takoi vetëm një herë gjatë burgut, kur ishte 3 vjeç.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.