| Skënder Ndreu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Skënder Ndreu |
| Vendlindja: | Dibër |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/1/1946 |
| Fundi i Internimit: | 29/12/1956 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në vitin 1930, në Peshkopi. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 22, datë 18 janar 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Dibrës në rrethet e Beratit e të Tepelenës, prej datës 10 janar 1946 deri në 29 dhjetor 1956.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 67
