| Skënder Jenisheri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Skënder Jenisheri |
| Atësia: | Hysni |
| Vendlindja: | Karbunarë, Lushnjë |
| Datëlindja: | 1929 |
Lindi më 1929, në Karbunarë, Lushnjë. Më 24 korrik 1946, me vendim nr. 336, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si «sabotator lufte dhe pushtetit popullor», me 4 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile e politike për aq kohë. U lirua më 26.11.1950, por u arrestua sërish më 1955, dhe më 6 tetor të po atij viti, me vendim nr. 93, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», me 14 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet dhe për «agjitacion e propagandë», me 4 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 14 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. U lirua më 1968.
F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 254-255.
Burimi: wikishqipopedia.org; Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV;
