Një nga pjesëmarrësit e revoltës së Spaçit (21-23 maj 1973). Lindi në vitin 1950, në Tiranë. I pushkatuan të atin në janar të vitit 1953.

Më 30 mars 1971, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për krimin e «tradhëtisë ndaj atdheut ngelur në fazën e përgatitjes» në bashkëpunim dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Në burgun e Spaçit, ku po vuante dënimin, u përfshi në revoltën e të burgosurve.

Më 24 maj 1973, Gjykata e Lartë, duke shprehur verdiktin e Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal, e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit popullor me qëllim krimin e sabotimit ekonomik» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pjesës së tij të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U ekzekutua po atë natë, bashkë me Dervish Bejkon, Hajri Pashajn dhe Pal Zefin.

 

Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.251-252

Dokumente

Burimi: Nebil Çika i Riu, Zërat e mbijetesës, Tiranë.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Aranit Çela: "Kërkoj pushkatimin e katër të dënuarve të Spaçit", detajet e ekzekutimit

ARANIT ÇELA: Ne themi që të dënohen me vdekje (pushkatim) dhe të pushkatohen jo përpara Lexo më shumë