| Simon Mirakaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Simon Mirakaj |
| Atësia: | Pal |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 7/6/1945 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 17/7/1945 |
| Fundi i Internimit: | 4/7/1989 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Vendi i internimit: | Kampi i Beratit |
| Vendi i internimit: | Kampi i Tepelenës |
| Vendi i internimit: | Kampi Savër, Lushnje |
Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të ish të Perndjekurve Politikë (2002-2013), Kryetar i Shoqatës Antikomuniste Demokrate të ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Lindi në Shkodër, më 7 qershor të vitit 1945. Pa mbushur ende muajin, më 17 korrik 1945 u internua familjarisht (bashkë me të ëmën Kune, motrën Lajde dhe vëllain Sokol), në kampin e Beratit. Pas disa kohësh u internuan në Kozare të Kuçovës, në Tepelenë, Porto Palermo e Lushnjë. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në Lushnjë, më 1968. U lirua pas 44 vjetësh (nëntë internimesh), më 4 korrik të vitit 1989. Pas shembjes së komunizmit, në vitin 1996 u diplomua në Fakultetin Juridik, kurse më 1998 mbaroi Akademinë e Rendit. Nga viti 1993 deri në gusht të vitit 2002 punoi si inspektor në arkivin e Ministrisë së Brendshme me gradën Major. Më 20 gusht 2002 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të ish të Perndjekurve Politikë, detyrë që e mbajti deri në vitin 2013. Më 18 dhjetor 2015, Presidenti i Republikës i dha titullin "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut".
