| Shyqyri Qesja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shyqyri Qesja |
| Atësia: | Ismail |
| Vendbanimi: | Krujë |
| Profesioni: | Tregtar |
| Datë Vdekja: | 1971 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | Tentativë arratisjeje |
Vinte nga një familje tregtare shumë e njohur në Krujë dhe Shqipërinë e mesme. Furnizohej me metrazhe në Itali, Austri dhe Zvicër për t’i shitur në dyqanet e tij në Krujë, të cilat diktatura ia shembi. I dënuar për "tentativë arratisjeje" në burgun famëkeq të Gjirokastrës, pasi i shtetëzuan çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Pas burgut, u detyrua të punonte në ndërtim derisa vdiq në moshën 52-vjeçare në 21 dhjetor 1971. La pas 6 fëmijë jetimë që vuajtën gjatë regjimit komunist.
