| Shyqri Backa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shyqri Backa |
| Vendlindja: | Bilisht , Korçë |
| Datëlindja: | 7/3/1927 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Tradhëti ndaj atdheut» |
| Dënimi: | 17 vjet Burg |
| Vendimi: | 2 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 7 mars të vitit 1927, në fshatin Bilisht të Korçës. Më 2 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 17 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë për «tradhëti ndaj atdheut, duke kryer detyrat e agjenturës së huaj». Më 11 maj 1971 iu fal një vit nga dënimi.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 380.
