| Shpresa Muça | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shpresa Muça |
| Vendlindja: | Rrogozhinë |
| Vendbanimi: | Kavaje |
| Datëlindja: | 19/10/1956 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 21/4/1966 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 19 tetor të vitit 1956, në Rrogozhinë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga Rrogozhina në rrethin e Kavajës, prej datës 21 prill 1966 deri më 30 shtator të vitit 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 379
