| Shpresa Merdani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shpresa Merdani |
| Atësia: | Veli |
| Vendlindja: | Trestenik |
| Vendbanimi: | Vithkuq |
| Datëlindja: | 14/12/1942 |
| Profesioni: | Mësuese |
| Fundi i Internimit: | 1990 |
Bashkëshortja e Ylber Merdanit, mësuese. Me vendim nr. 25, datë 23. 07. 1993, të Komisionit Tripalësh (shkresa nr. 4689 prot.), iu njoh koha e internimit në Shtyllë të Vithkuqit, ku dhe lindi të dy fëmijët e saj. U lirua në vitin 1990.
Familja e Shpresës u internua që kur ajo ishte e vogël, pasi i arrestuan të atin, i cili ishte në gjendje të mirë ekonomike dhe i sekuestruan pasurinë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 291
