| Shpresa Kurti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shpresa Kurti |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1958 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 7/3/1968 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 1958, në Vlorë. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 27, më 18 janar 1994, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Vlora në Peshkëpi (Vlorë), prej 7 mars 1968 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 411
