| Shote Jaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shote Jaku |
| Atësia: | Lah |
| Vendlindja: | Nikolic, Kukës |
| Datëlindja: | 10/4/1932 |
| Internimi | |
| Fundi i Internimit: | 1972 |
| Lloji i Kampit: | Kampe internimi te hapura |
| Vendi i internimit: | Kampi i fermës |
E rritur jetime, në familjen e xhaxhait të saj, Halim Ymer Jaku nga Hasi. Duke qenë që familja vendosi ta priste edhe pas mbylljes së kufijve shtetasin jugosllav, të cilit i kishin dhënë fjalën për fejesën me Shoten, që kur ajo ishte në moshë të vogël, sipas zakoneve të hershme, u internuan të gjithë në Lushnjë, pranë fermës "28 Nëntori" dhe më pas në Çermë. Në vitin 1959, vjen nga Jugosllavia dhëndri i premtuar dhe e gjen Shote Jakun. Së bashku, lindën pesë fëmijë dhe jetuan në internim deri në vitin 1972.
