U dënua me 20 vjet heqje lirie në vitin 1988 nga Gjykata e Rrethit Krujë për arratisje dhe agjitacion dhe propagandë. Shkëlzeni ka treguar për kujto.al që u arratis në muajin prill të vitit 1988 në moshën 18-vjeçare me një grup shokësh. Ai kaloi kufirin për në ish-Jugosllavi pas një udhëtimi 48-orësh në malet e Kukësit, në Grykë Cajë, por pas 40 ditësh UDB i shkëmbeu në kufi me disa shqiptarë të Kosovës dhe i dorëzoi në duart e policëve shqiptarë, të cilët i rrahën, i lidhën me zinxhirë dhe i shëtitën në fshatrat e Kukësit, me thirrjen “të varen nën litar”. Sipas Vellkut, në këtë marshim i shoqëronte shefi i Degës, Dashmir Qollaku. U mbajtën gjashtë muaj në birucat e Krujës dhe u nxorën edhe herë të tjera për demaskim para shkollave në Laç dhe Krujë. E vuajti dënimin në Qafë-Bari, ku qëndroi për dy vjet e gjysmë deri në rënien e regjimit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.