Inxhinier ndërtimi. Lindi më 7 dhjetor të vitit 1934, në Tiranë. Më 1950 u diplomua gjeometër në Politeknikumin «7 Nëntori». Mes viteve 1950-1954 kreu Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Në vitet 1963-1966 kreufunksionet e kryeinxhinierit në Ndërmarrjen e Ndërtimeve Industriale në Laç. Dy vitet në vazhdim punoi si kryeinxhinier në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hekurudhës Rrogozhinë-Fier, kurse nga 1968 deri më 1971 si drejtor i Ndërmarrjes së Ndërtimit të Hekurrudhës Elbasan-Përrenjas. Në vitet 1971-1975 u caktua kryeinxhinier në Drejtorinë e Përgjithshme të Ndërtim-Montimit në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan. Në dhjetor 1975 u shkarkua nga të gjitha funksionet dhe u arrestua «për veprimtari armiqësore për krimin e sabotimit». U dënua me 20 vjet heqje lirie, por u lirua pas dhjetë vjetësh me dekret të Presidiumit Popullor. Pas lirimit dhe deri në vitin 1991 punoi në Ndërmarrjen e Ndërtimit «21 Dhjetori».

 

Burimi: H. Gonxhja, I. Gogaj, Sh. Bumçi, Ndihmesa e ish nxënësve dhe mësuesve të Shkollës Teknike të Tira-nës për zhvillimin e vendit dhe luftën për çlirim e demokraci, Tiranë, 2006, vi, f. 237-238.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Prelë Syku: Ju rrëfej tmerret në burgun e Spaçit, ishte kamp shfarosjeje“

"Ata dy arkivolë, i lanë te dera e kampit vertikalisht, që sa herë numëroheshin të Lexo më shumë