Sherif Maçi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sherif Maçi |
Vendlindja: | Borsh , Sarandë |
Vendbanimi: | Sarandë |
Datëlindja: | 16/12/1910 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Ka penguar organet shtetërore në zbulimin dhe kapjen e armikut të popullit Qemal Balili (ish kapiten i Legalitetit) dhe është munduar të ndihmojë këtë dhe Qamil Sefën për t’u arratisur për në Itali" |
Dënimi: | 2 vjet e 10 muaj Burg |
Lindi më 16 dhjetor 1910, në Borsh të Sarandës. Me vendim nr. 272, datë 7 korrik 1949, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor "se ka penguar organet shtetërore në zbulimin dhe kapjen e armikut të popullit Qemal Balili (ish kapiten i Legalitetit) dhe është munduar të ndihmojë këtë dhe Qamil Sefën për t’u arratisur për në Itali", dhe e dënoi me 2 vjet e 10 muaj heqje lirie me punë të detyruar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 157