Sherif Kaloshi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sherif Kaloshi |
Atësia: | Aziz |
Vendlindja: | Dibër |
Datëlindja: | 1939 |
Datë Vdekja: | 7/8/2019 |
Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
Familja e tij, i ati dhe të vëllezërit, kishin pasur aktivitet nacionalist gjatë viteve të luftës. Prej këtij shkaku familja u persekutua.
Kur ai ishte 6 vjeç, u morën me dhunë nga shtëpitë dhe u internuan fillimisht në Berat, pas disa vitesh, do t’i largonin për t’i çuar fillimisht në kampin e Turanit, ku u përballën me vdekjet masive të fëmijëve dhe pleqve, prej epidemive dhe urisë e më tej në kampin e Tepelenës.
Pas vitit 1953, prej kampit të Tepelenës, Sherifi dhe familja e tij u internuan sërish, këtë herë në Lushnjë në Gradisht, ku ata qëndruan deri në vitin 1991.
Me shembjen e regjimit, ai u vendos në krye të Komitetit të të Përndjekurve Politikë në Shqipëri. Po ashtu ai u angazhua, që prej themelimit të Partisë Demokratike, në vitin 1990, si një prej themeluesve të degës së Lushnjes.