| Shenderie Musai | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shenderie Musai |
| Vendlindja: | Gramsh |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 2/5/1914 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1951 |
| Fundi i Internimit: | 1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 2 maj 1914, në Gramsh. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së internimit dhe dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga Korça në Shtyllas të Fierit, prej vitit 1951 deri më 1956 dhe prej 1956 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 422
