| Sheme Muzhaqi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sheme Muzhaqi |
| Vendlindja: | Polis, Librazhd |
| Datëlindja: | 23/1/1935 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 4/5/1949 |
| Fundi i Internimit: | 29/11/1953 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 23 janar të vitit 1935, në Polis të Librazhdit. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Librazhdit në rrethin e Tepelenës, prej datës 4 maj 1949 deri më 29 nëntor të vitit 1953.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 441
