| Shehrijar Sefa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shehrijar Sefa |
| Atësia: | Qemal |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Vendbanimi: | Kavajë |
| Datëlindja: | 9/11/1912 |
E bija e firmëtarit të Pavarësisë Qemal Karaosman, e lindur vitin e ngritjes së flamurit. Bashkëshortja e Ismail Nebi Sefës, gjithashtu bir i një firmëtari të Pavarësisë, Nebi Sefës. Ismaili u arratis nga Shqipëria në nëntor 1944. Shehrijari ka vuajtur dënimin me burg për tentativë arratisjeje pasi u kap në kufi në Maqellarë, Peshkopi dhe internimin bashkë me 4 fëmijët në Kavajë ku u dëbua në vitin 1948. Familja u kthye në Tiranë në vitin 1996.
