| Shehat Osmani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shehat Osmani |
| Vendlindja: | Peshkopi |
| Datëlindja: | 1919 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 19/11/1944 |
| Akuza: | "Ka qenë oficer në formacionet e xhandarmërisë dhe ka luftuar kundër luftës Nacional-Çlirimtare" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 42, |
| Data e Vendimit: | 28/4/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 1949 |
Lindi më 1919, në Peshkopi. U arrestua më 19 nëntor 1944. Me vendim nr. 42, datë 28 prill 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka qenë oficer në formacionet e xhandarmërisë dhe ka luftuar kundër luftës Nacional-Çlirimtare» dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit. Më 1949 iu fal pjesa e mbetur e dënimit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 160.
