| Sheh Ali Pazari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sheh Ali Pazari |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1893 |
| Datë Vdekja: | 1981 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| Dënimi: | I përjetshëm Burg |
| Data e Lirimit: | 1958 |
Klerik i lartë halvetian, kryetar i Komunitetit Halvetian të Shqipërisë. Lindi në Tiranë, më 1893. Pas vdekjes së të atit, Sheh Ahmet Pazarit, u gradua Sheh. U arrestua më 1946 dhe, fillimisht u dënua me vdekje, dënim që më vonë iu kthye me burgim të përjetshëm. U lirua në vitin 1958. Vdiq më 1981.
Djemtë e tij, Kadri Pazari dhe Ahmet Pazari u internuan. E gjithë familja Pazari u godit me sekuestrime pasurie, burgosje, internime dhe dëbime.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 231.
