| Shefqet Maho | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shefqet Maho |
| Vendlindja: | Kardhiq |
| Vendbanimi: | Kardhiq |
| Datëlindja: | 8/1/1895 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 14/9/1949 |
| Akuza: | "Organizim dhe bashkëpunim me diversantët dhe spiunët e ardhur nga Greqia, agjitacion e propagandë, qënien e tij si antari i komisionit që organizohej kundër pushtetit" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 9/12/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në Kardhiq, më 8 janar të vitit 1895. U arrestua më 14 shtator 1949, dhe më 9 dhjetor 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për "organizim dhe bashkëpunim me diversantët dhe spiunët e ardhur nga Greqia", "agjitacion e propagandë" dhe për "qënien e tij si antari i komisionit që organizohej kundër pushtetit", me 20 vjet privim lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tij së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me Dekret nr. 2385, datë 7 janar 1957, të P. K. P.-së, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 161
