| Shefqet Haderi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shefqet Haderi |
| Atësia: | Mahmut |
| Vendlindja: | Gllavë, Tepelenë |
| Datëlindja: | 1891 |
| Profesioni: | Klerik bektashi |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 6/11/1946 |
| Vendimi: | Nr.445 |
| Data e Vendimit: | 17/11/1947 |
| Gjykatësi: | Llazi Polena |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Gjirokastër |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Shefqet Mahmut Haderi ishte klerik bektashi. Në procesin e tij u gjykuan 22 veta që akuzoheshin si armiq të popullit. U cilësuan “një grup reaksionar i organizuar në organizatë kriminale sabotatore”. Ai bashkë me 5 persona të tjerë u dënuan me pushkatim.
U ekzekutuan në zonën e lumit afër varrezave të qytetit të Gjirokastrës.
