| Shefqet Deliallisi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shefqet Deliallisi |
| Atësia: | Ymer |
| Vendlindja: | Shijak |
| Vendbanimi: | Durres |
| Datëlindja: | 1921 |
| Profesioni: | Oficer |
| Datë Vdekja: | 1944 |
| Vënd Vdekja: | Tiranë |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1944 |
| Akuza: | ”Motive politike” |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 1944 |
| Vendi Ekzekutimit: | Tiranë |
Lindi më 1921, në Shijak. Oficer, i sapo diplomuar. I biri i Ymer Deliallisit, veprimtar i shquar i Pavarësisë. Oficer i Ushtrisë Kombëtare, i sapo diplomuar në Akadaminë Ushtarake në Romë. Antifashist. U pushkatua pabesisht na komunistët në Sharrë të Tiranës, bashkë më Kapllan e Jakup Deliallisin, xhaxhallarët e tij. Aktivist i Lëvizjes së Legalitetit. Më 1 korrik 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit vendosi njohjen “e faktit të vrasjes pa gjyq, për motive politike”, në nëntor 1944. Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Shijakut, me vendim nr. 60, dt. 10 maj 1946, “ ka vendosë sekuestrimin e pasunis së tundëshme dhe të pa tundëshme të vramit politik Shefqet Deliallisit nga Shijaku: 1 Nji shtëpi në L. Popullore. 2 Nji tokë prej 20 dynymësh me menin Kodra. 3 Tre dyqane në treg.Dy dynyme bahçe me pemë frutore në Erzen“. Më 2009, Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhrin “Nderi i Kombit”, ndër 37 intelektualët e Tiranës, të vrarë nga diktatura komuniste, në periudhën 28 tetor-16 nentor 1944.
