Shaqir  Trimi kishte punuar pranë misioneve britanike. Ishte arrestuar fillimisht në vitin 1945 dhe kishte qëndruar në burg deri në vitin 1947.

Herën e dytë u arrestua si pjesë e organizatës "Grupi i Rezistencës" të krijuar për të luftuar regjimin komunist, e cila veproi në vitet 1946-1952.

Në relacionin për të thuhej: "...lindur e banues në Shëngjergj të Tiranës, vjeç 36, i martuar me një fëmijë, me 4 klasë normale, di të flasë anglisht. I përmenduri gjatë okupacionit ka qenë i lidhur me Abaz Kupin dhe ka shërbyer si përkthyes i anglezëve që ishin me Legalitetin. Këtë punë e ka kryer deri në shpartallimin e Legalitetit. Mbac çlirimit të Shqipërisë, nga viti 1949 duke pasur një kushëri në arrati si armik i pushtetit u lidh me një grup armik në Tiranë që e kishte emrin Grupi i Rezistencës me në krye Hamdi Frashërin. Në këtë grup ka punuar për bashkimin e të arratisurve dhe nga ana tjetër ka bërë propagandë ndër elementë armiq, punë të cilën e ka kryer deri ditën që është arrestuar. Duke parë që Shaqir Trimi është armik i pushtetit, propozojmë që t'i priten fletërreshtimet". Ky propozim është miratuar nga ministri Mehmet Shehu. Fletërreshtimi nënshkruhet prej Shaqir Trimit më 18.1.1952.

 

Për të nuk ka proces, pra nuk ka thënë asgjë.

Gjykata Speciale e Sigurimit të Shtetit e dënoi Shaqir Trimin, në atë kohë 37 vjeç, me 20 vjet burg. "Ka qenë pjesëtar i organizatës Grupi i Rezistencës, në lidhje me Hamdi Frashërin, Isa Shalën dhe Kadri Shalën dhe si i tillë ka punuar në favor të organizatës. Me largimin e misioneve angleze nga Shqipëria, kur u shpartallua Legaliteti është rekrutuar prej tyre me pseudonimin Biza", thuhej ndër të tjera në vendimin kundër Shaqir Trimit.

Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, Tirane 2017
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.